Mund të duken të ftohtë dhe të largët, por do t’ju ndihmojnë gjithmonë në rast nevoje dhe mund të mbështeteni tek ata. Thuhet se njerëzit lindin në këto tri shenja me zemër të akullt.

Peshorja

Një karakteristikë kryesore e kësaj shenje është komunikimi i mirë me njerëzit e tjerë, qofshin partnerë biznesi, klientë, miq të ngushtë apo të afërm. Peshorja përpiqet për ekuilibër në gjithçka. Tenton të zbusë çdo konflikt në mënyrë paqësore. Megjithatë, shpesh nuk thellohet në lidhjen emocionale, por fokusohet vetëm në ngjarje të jashtme. Kjo është arsyeja pse Peshorja i përket një shenje të ftohtë dhe disi pa ndjenja.

Bricjapi

Bricjapi është shenja më e disiplinuar që tenton të punojë dhe të kursejë. Është i karakterizuar me qëndrueshmëri dhe qetësi. Gjithsesi fokusin e ka ekskluzivisht te puna, suksesi dhe paratë, për këtë arsye injoron çdo lloj sentimentaliteti dhe ngrohtësie. Ndërtimi i marrëdhënieve të thella emocionale ndërpersonale nuk është aq i rëndësishëm për të. Kjo është arsyeja pse nuk është për t’u habitur që klasifikohet si një nga shenjat më të ftohta dhe mizore.

Ujori

Ujori është më liberali në krahasim me të gjitha shenjat e tjera dhe priret drejt një jete dinamike. Kjo shenjë është mjaft e hapur dhe miqësore. Megjithatë, për shkak të intolerancës ndaj kufizimeve dhe dëshirës së vazhdueshme për diçka të re, nuk është këmbëngulës në ndërtimin e një lidhjeje afatgjatë, por përkundrazi zhvillon raporte të përkohshme dhe në nivel sipërfaqësor. Prandaj, Ujori karakterizohet si një shenjë emocionalisht e paqasshme dhe e largët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds