Çmime të paqëndrueshme dhe perime që nuk arrijnë të shiten brenda ditës, është panorama aktuale në tregun e shumicës se fruta- perimeve në Lushnjë.

Fermerë që ankohen për çmimet nën kosto dhe tregtarët që mundohen të blejnë lirë, janë çdo ditë në konkurrence mes tyre. Prodhuesit e domates, specave dhe të kastravecit pohojnë se pavarësisht cilësisë çmimi është nën kosto. Aktualisht një kg domate shitet me shumicë 60-80 lekë/ kg, specat me 30 lekë deri në 120 lekë/kg ndërsa kastraveci me 40 lekë/ kg.

Të pakënaqur nga çmimet, fermerët prodhues pohojnë se konkurrohen nga domatet e importuara nga Turqia dhe Greqia, të cilat shiten më lirë se prodhimi vendas.

Çmimet e perimeve të stinës sipas fermerëve ose janë nen kosto ose janë të barabarta me to. Për prodhuesin e rëndësishme është të arrijnë të shesin të gjithë produktin në të kundërt malli hidhet në plehra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds