Tre vatra zjarri paralale kanë rënë në Marinzë , duke rrezikuar banesa dhe stanet e bagëtive. Sipas shefit të  shërbimit zjarrfikës të Roskovecit  Eltjon Hyska, zjarri fillimisht është pikasur nga punonjës të kompanisë “ Bankers Petroleum” të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të Roskovecit, Fierit dhe Bankersit të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe largimin e rrezikut pranë banesave ku ndodheshin të alarmuar banorët e zonës.

Ndërkohë banorët shprehen jo vetëm të frikësuar , por edhe të indinjuar dhe kërkojnë ashpërsim të ligjit për faktin së zjarret pothuajse të përditshmë gjatë muajit tetor janë të qëllimshme.

Po sipas Hyskajt , fatmirësisht këto vatra zjarri u fikën pa dëme, ndërkohë që ka theksuar faktin se Marinza gjatë këtij sezoni veror ka qënë e përfshirë nga vatra të shumta zjarri të cilat iu janë afruar edhe puseve të naftës. Aktualisht situata është nën kontroll ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse po punojnë në terren për shuarjen e plotë të vatravë të zjarrit të cilat të favorizuara nga era mund të riaktivizohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *