Sot, më 24 mars, tre emra të njohur të politikës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë festojnë ditëlindjen.

Ky është një moment për të kujtuar arritjet dhe ndikimin e tyre në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, ka ditëlindjen sot, mbush 56 vjeç. Me një karrierë që përfshin poste të rëndësishme si president, kryetar i Kuvendit apo ministër i Jashtëm, Ilir Meta ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të Shqipërisë. Ditëlindjen e tij të 56 Meta e kalon në paraburgimin 313 në Tiranë, në pritje të gjykimit nga GJKKO.

Ka ditëlindjen sot gjithashtu dhe mbush 50 vjeç Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, i njohur për angazhimin e tij të fortë në reforma dhe luftën kundër korrupsionit. Me një karrierë të shquar politike dhe një pasion të jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës, Albin Kurti ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën politike të vendit.

Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë sot mbush 48 vjeç. Ai është një tjetër figurë e rëndësishme që sot feston ditëlindjen. Me një eksperiencë të gjatë në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me botën, Ditmir Bushati ka lënë një shenjë të thellë në diplomacinë shqiptare, duke u angazhuar për përparimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e lidhjeve me partnerët e saj strategjikë.

Të tre këto figura të njohura shqiptare erdhën në një ditë në këtë botë, por jeta i çoi në rrugë të ndryshme dhe sot e kalojnë krejt ndryshe ditëlindjen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds