Tonelata të tëra me kastravecë po hidhen në arat e fshatit Suk 2 në Roskovec.  Ky është vit piramidë për ne thonë fermerët me një çmim të papërfillshëm. Né të njëjtën periudhë të vitit të kaluar pikat e grumbullimit na luteshin për të na marrë prodhimin, thonë fermerët me një cmim prej më shumé se 100 lekë, ndërsa këtë vit prodhimi nuk po shkon as për eksport e as për tregun e brendshëm.

Një ndër fermerët më të dëmtuar në fshatin Suk 2, Aldomen Kocaqi thotë se prodhimi i hedhur në ara  deri tani arrin në mbi 30 ton, mbi 8 milionë  lekë të vjetra. “Kam kultivuar serat e mia për plot 18 vite me radhë në Greqi thotë ai, dhe ndihma e shtetit fqinj nuk më ka munguar asnjëherë, ndërsa në shtetin tim po falimentoj.

Fermerët besojnë se një ndër shkaqet kryesore që ka ndikuar në këtë situatë është dëmtimi i imazhit të prodhimeve shqiptare, pas bllokimit në Kroaci  , të rezultuara me pesticide mbi normën e lejuar. S’kemi pse ta vuajmë të gjithë thonë kultivuesit për dy- tre fajtorë që kanë sjellë krizë tregu, ndaj shteti të reagojë.

Përballë humbjeve të mëdha financiare të këtij sezoni, fermerët e Suk 2 ndihen në mëdyshje nëse do të kultivojnë sërish këtë kulturë që për vite me radhë ka qënë fitimprurëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *