Dje trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho u bë qytetari më i ri i Lushnjës, në lagjen “Çlirimi”, pasi ndoqi të gjitha procedurat ligjore, por kombësia e tij mbetet braziliane. Gjithashtu edhe edhe tre ndihmësit e tij u pajisën me kartën e identitetit.

Përveç  Sylvinho Mendes De Campos, edhe 33 sportistë të tjerë të huaj që luajnë futboll me Kombëtaren apo ekipet e tjera, janë bërë ligjërisht banor të Lushnjës.

Sylvinho foli i emocionuar para gazetarëve, duke e quajtur një nder dhe përgjrgjësi të qënit tashmë qytetar lushnjarë.

“Është një nder. Është për të gjithë stafin një gjë e jashtëzakonshme, sidomos ajo që njerëzit bëjnë për ne është me të vërtetë një krenari për të gjithë ne. Nga sot jam një qytetar lushnjarë dhe kjo është përgjrgjësi e madhe që nuk ndodh çdo ditë. Falenderoj njerëzit, federatën, vendin ne jemi krenarë që jemi qytetarë të Shqipërisë. Dhe si shqiptar do punojmë akoma më shumë për kampionatin që nuk është i lehtë.”

Kujtime të bukura nga trajneri i kombëtares patën edhe djemtë e Akademisë së futbollit në Lushnjë të cilët e takuan një e nga një me rradhë, kurse Silvinjo i përshëndeti në shqip – Ça bëni? Si kaloni? Mirëdita!

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”lmg6VpI0GO4″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *