Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në distriktin Bangladesh të mërkurën, pasi një autobus u fundos në lumin Padma, ndërsa po përpiqej të hipte në një traget transporti,
Sipas agjencive lokale të lajmeve, mes viktimave janë 11 gra, tetë fëmijë dhe katër burra.
Autobusi mbante të paktën 50 pasagjerë dhe u nxor nga uji pas gjashtë orësh me ndihmën e një anije shpëtimi dhe një vinçi për shkak të motit të keq. Shoferi thuhet se humbi kontrollin e automjetit ndërsa përpiqej të kalonte në tragetin e terminalit Dauladia.
Disa pasagjerë arritën të shpëtonin duke notuar drejt bregut, ndërsa të tjerët u ndihmuan nga kalimtarë dhe varka shpëtimi. Një video e aksidentit është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar momentin e rënies së autobusit dhe përpjekjet për shpëtimin e njerëzve.
Njësitë e shpëtimit, zjarrfikësit dhe rojet bregdetare, me ndihmën e ushtrisë dhe policisë, vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Autoritetet lokale kanë formuar një komitet hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
