Festat e fundvitit sjellin emigrantët që vijnë për të festuar në atdhe, gjathashtu sjellin shtimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në qytet. Trafik i rënduar ka qenë sot që prej orëve të para të mëngjesit, ku rreth orës 10-12 është bllokuar disa herë qarkullimi në disa prej rrugëve kryesore duke filluar nga rruga tek Stadiumi, tek Poliklinika, në qendër dhe tek rruga “Vojo Kushi”, pas bashkisë. Ngarkesë ka patur dhe tek kryqëzimi i Postës së Vjetër.
Punonjësit e policisë rrugore dhe bashkiake kanë dal në terren për të normalizuar trafikun dhe ndaluar edhe shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor të cilët bëjnë manovra të rrezikshme në kë trafik të rënduar dhe mund të shkaktojnë aksidente. Policët kryesisht janë vendosur në ato rrugë ku qarkullimi i automjeteve është më i lartë.
Policia apelon këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve që të festojnë me kujdes dhe përgjegjësi gjatë festave të fundvitit.
Me kamerën tonë kemi filmuar lëvizjen e madhe të qytetarëve të cilët i kanë shtuar lëvizjet për blerjet e festave të fundvitit dhe fluksin e automjeteve përgjatë rrugëve.
