Situata e shkaktuar nga reshjet e dendura në zonat përgjatë lumit Vjosa ka shkaktuar përmbytje në tokat bujqësore. 

Në fshatrat Kashisht, Çerven dhe Ferras, ka rritje të nivelit të ujit në këto toka brenda argjinaturës.

Autoritetet deklarojnë se niveli i Vjosës vijon të mbetet në pikën kritike, duke shtuar rrezikun për përmbytje të mëtejshme në zonat e ulëta.

Ndërkohë, situata është rënduar edhe nga rritja e prurjeve në lumin Seman, i cili po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e emergjencave.

Problematike paraqitet edhe gjendja e puseve të ujit të pijshëm që furnizojnë stacionin e Kafarajt, të cilat ndodhen nën ujë për shkak të nivelit të lartë të Vjosës. 

PAMJE/Tokat bujqësore nën ujë, Vjosa dhe Semani rrisin alarmin
PAMJE/Tokat bujqësore nën ujë, Vjosa dhe Semani rrisin alarmin
PAMJE/Tokat bujqësore nën ujë, Vjosa dhe Semani rrisin alarmin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *