Dr. Gjergj Velo u nderua të shtunën, Ditën e Çlirimit të Lushnjës nga bashkia e Lushnjës me titullin “Qytetar Nderi”.
Kjo gjë ka sjellë debate të shumta mes qytetarëve lushnjarë duke e bërë një figurë kontradiktore, pasi një pjesë e shohin Dr. Velon si funksionarin që ndihmoi në përmirësimin e kushteve social ekonomike për rrethin e Lushnjës në periudhën komuniste dhe pjesa tjetër si funksionarin që i shërbeu pushtetit komunist, me firmën e tij që internoi shumë njerëz.
PD, dega Lushnjë kundërshton titullin “Qytetar Nderi” që bashkia i dha Dr.Gjergj Velos. Kryetari i grupit të opozitës në Këshillin Bashkiak Klement Çela dha sot një deklaratë, ku deklaroi që ky vendim është një “njollë morale” për bashkinë që vazhdon të shoh pas.
Zoti Çela sqaroi edhe miratimin e këtij vendimi në mbledhjen e Këshillit bashkiak më datën 19. 09.2025. Grupi jonë opozitar dhe unë personalisht e kam kundërshtuar vendimin, por u miratua sepse pozita ka numrat dhe vendosin vetë për çdo gjë, tha ai.