Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në vendim vihet re se Tiranës i është shtuar një mandat, duke çuar në numrin e përfaqësuesve në Kuvend në 37 nga 36 që ishte deri tani.

Ndërkohë qarkut të Korçës i është hequr një mandat, duke e çuar numrin ë përfaqësuesve nga 2025 në 10 mandate, nga 11 që ishin në zgjedhjet e kaluara.

Zgjedhjet e vitit të ardhshme do të mbahen më 11 maj, datë kjo e dekretuar nga presidenti Bajram Begaj ditën e djeshme.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *