Policia e Tiranës arreston një 19-vjeçar, pasi kishte plagosur një 18-vjeçar me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve në kërkim dhe bënë të mundur arrestimin e E. R., 19 vjeç.

Sipas policisë, ngjarja e dyshuar ka ndodhur më datë 23.11.2025, kur 19-vjeçari plagosi të miturin me një mjet prerës gjatë një konflikti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *