Belishova, një ndër fshatrat e Mallakastrës , e njohur për prodhimin e qershive, sot po përballet me prodhim shumë të pakët dhe qindra pemë të thara. Sipas banorëve , kushtet atmosferike kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e prodhimit dhe shkatérrimin gradual té pemëve. Teksa kujtojné me nostalgji kohën kur prodhimi i qershive të para në mbarë vendin dilte né treg pikërisht nga zona e tyre dhe mbiprodhimi bënte që qershitë të kalbeshin në pemë, sot shprehin keqardhjen qé mezi arrijnê të prodhojnê dy arka sa per konsum familjar.
Ata pohojnë gjithashtu se pervec kushteve atmosferike , braktisja masive e fshatit ku nga 400 familje kane mbetur 150, ka ndikuar ndjeshém ne rënien e interesit për kultivimin e këtij fruti . Banorët thonë se edhe tregu këtë vit është i dobët ndërsa çmimi i shitjes ka variuar nga 200- 300 lekë duke i vënë në vështirësi , pasi shumë familje të këtij fshati me të ardhurat nga tregtimi i qershive , siguronin jetesën.
Përballë kësaj situate banorét shprehen se véméndja e tyre vecanérisht tre vitet e fundit është kthyer te kultura e ullirit.