Aktivitet me rastin e tetorit rozë për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për ruajtjen e shëndetit nëpërmjet kontrolleve të shpeshta për parandalimin e kancerit të gjirit, vazhdojnë. Nxënësit e gjimnazit Fiershegan në bashkëpunim me bashkinë Lushnjë, Njësinë Vendore të Shëndetit Mjekësor Lushnjë, stafin e Qendrës Shëndetësore Fiershegan, stafin mësimor dhe prindër organizuan aktivitetin sensibilizues kundër kancerit të gjirit.
Drejtori i gjimnazit Fiershegan Florian Gorovelli në fjalën e tij tha se është shumë e rëndësishme që t’i japim prioritet shëndetit.
Përfaqësuese te shëndetit publik folën për rëndësinë e ekos dhe mamografisë falas të cilat zbulojnë kancerin e gjirit në fazat e para të tij.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa e cila ishte e pranishme tha se këto aktivitete do të shtrihen në të gjithë territorin e bashkisë Lushnjë.
Mesazhi më i bukur u nda nga zonja Merita Gjoshi e cila e ka mundur kancerin e gjirit dhe është shëruar plotësisht.
Nxënësit e mbyllën aktivitetin me mesazhin “Jeta është e bukur, jetoje”
