Policia e Elbasanit njofton se ka vënë në pranga një 42-vjeçar, shtetas britanik, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin britanik A. A., 42 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 29-vjeçar nga Tirana, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një stemë policie. 

Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. B., 52 vjeç, pasi u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit, në lokalin e tij. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *