Dy shqiptarë kanë rë në prangat e policisë franceze teksa transportonin rreth 17 kg kokainë me makinë. Gjithashtu mediat e huaja bëjnë të ditur se kanë qenë doganierët e Cierp-Gaud ata që kryen sekuestrimin duke kontrolluar automjetin në jug të Haute-Garonne.

Po ashtu mjeti i dy shqiptarëve vinte nga Spanja dhe është arritur të kapet në qytetin e vogël Saléchan, i cili ndodhet më pak se 20 km nga kufiri spanjoll.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruan disa pako, që përmbanin në total 16.7 kg kokainë. Në pranga ranë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shqiptarë me banim në Spanjë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds