Policia e Lushnjës gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i reagimit të shpejtë ka parandaluar dy vjedhje .

Policia parandaloi një rast të vjedhjes së një objekti kulti në Lushnjë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë një ditë më parë gjatë patrullimit në territor, në mbrëmje, në lagjen “Kongresi”, kanë konstatuar një shtetas në ambientet e Kishës Katolike duke vjedhur sende me vlerë.

Patrulla e Përgjithshme ka ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit B. B., 48 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjithashtu menjëherë pas njoftimit se një shtetas po tentonte të vidhte në një banesë në qytet, policia organizoi punën dhe shkoi në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta arrestoi në flagrancë, në këtë banesë, autorin, shtetasin J. P., 43 vjeç.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds