Policia Kufitare në Morinë ka sekuestruar bizhuteri floriri dhe një orë dore me vlerë rreth 50 000 euro, si edhe një automjet tip “Audi”.

Gjatë kontrolleve, është ndaluar automjeti i drejtuar nga shtetasi Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani.

Nga kontrolli rezultoi se drejtuesi i mjetit mbante të fshehura bizhuteri floriri dhe një orë me vlerë, të padeklaruara sipas procedurave ligjore. Sendet e çmuara, së bashku me automjetin, u sekuestruan si prova materiale.

Policia ka arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *