Kisha e Shën Nikollës në Vajkan të Fierit është tentuar të vidhet ditên e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Rasti është konstatuar nga kujdestari i këtij objekti kulti i cili ka njoftuar policinë e Fierit, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas përfaqësuesit të Metropolisë së Apollonisë dhe Fierit pranë kishës së Shën Gjergjit, At Dhimitër Lloshi, ditën e djeshme është tentuar të vidhet arka e kishës, por autorët nuk kanë mundur ta hapin.

Po sipas tij, sipas hetimeve të para dyshohet se mund të kenë qënë një grup të miturish pasi nuk kanë tentuar të vjedhin ikona, sende të tjera me vlerë, apo të thyejnë me forcë arkën. Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë dy viteve të fundit tentativat për vjedhje në objektet e kultit kanë synuar arkat e kishave, ndërsa më parë fokusoheshin te këmbanat, ikonat, ungjijtë dhe sendet e tjera me vlerë.

Përballë kësaj situate At Dhimitër Lloshi, dënon me forcë akte të tilla në objektet e kultit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *