KFOR nuk e konsideron të nevojshme praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, pavarësisht sulmit të përshkruar si terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Komunën e Zubin Potokut, dhe tensioneve që ai ka ngjallur.

 Misioni i NATO-s në Kosovë konfirmoi se pas kësaj ngjarjeje institucionet e Kosovës kishin kërkuar autorizim nga komandanti i KFOR-it për dërgimin e mundshëm të FSK-së në zonën e prekur. “Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i”, thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij misioni.

Prishtina zyrtare e bëri kërkesën në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, sipas së cilës, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e siguroi NATO-n se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa OK-in paraprak të KFOR-it. “Sic e kemi pohuar dhe në deklaratën për shtyp.

KFOR ka vendosur njësite për të siguruar zonën e dëmtuar të kanalit të ujit në Zubin Potok, e ka ofruar gjithashtu ndihmë shtesë për institucionet në Kosovë, duke përfshirë mbështetje logjistike dhe për asgjësimin e mjeteve shpërthyese”, nënvizohet më tej në përgjigje. Misioni shton se komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt me të gjithë partnerët e tij kryesorë dhe se po e mban situatën nën vëzhgim.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds