Ish-kryeministri Sali Berisha në orën 10.00, kur do të duhej të paraqitej në Policinë gjyqësore, u shfaq në dyert e parlamentit, ku së bashku me deputetët e opozitës do të merrnin pjesë në një mbledhje të thirrur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në orën 10:15, në Kryesinë e Kuvendit, por nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit nga Garda e Republikës, pasi tetë deputetë opozitarë janë përjashtuar nga sekretariati i etikës.

Në këto kushte Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit, gjithashtu dhe deputetët Nallbati, Salianji dhe Korreshi kanë hyrë nga dritarja e Kryesisë brenda mjediseve të Kuvendit. Pas debateve të forta te Kryesia e Kuvendit, Garda ka vendosur të hapë derën për deputetët e opozitës.

Zoti Berisha ka dhënë një deklaratë për gazetarët nga dritarja e Kryesisë.

Komisioni i Ligjeve, i Shëndetësisë, edhe Komisioni i Jashtëm u anuluan. Komisioni i Ekonomisë ku u diskutua Projektbuxheti i vitit 2024,e  zhvilloi mbledhjen online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *