Megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”, ka goditur 5 raste të tjera të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e komisariateve të Policisë Lushnjë dhe Fier dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier. U arrestua shtetasi O. P., 36 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap në flagrancë në Lushnjë, teksa shiste doza të lëndës narkotike kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 18 vjeç, banues në Lushnjë, për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë dhe për shtetasin Y. V., 21 vjeç, banues në Fier, pasi të 3 rastet, u kapën në flagrancë gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 30 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Fier, pasi nga kontrollet iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”mPOZrEc4A1Y”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *