Vazhdojnë aksionet policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2” në Fier. Kapet në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje një shtetas. Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin D. R., 32 vjeç banues në fshatin Luar, Roskovec.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën 35 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Iu Sekuestruan 35 dozat e lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe automjeti tip “Volksëagen” që përdorte 32-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds