Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb, thotë se vala e të nxehtit do të vijojë deri të mërkurën dhe të enjten.

Në fundjavë pritet një rënie e lehtë e temperaturave me 1-2 gradë Celsius. Gjithashtu, mund të ketë rrebeshe të shkurtra në zona të izoluara.

Meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb: Dita e sotme (e hëna) regjistron temperatura të larta. Temperaturat në qytete si Tirana dhe në bregdet shkojnë nga 35 deri në 38 e 39 gradë celcius. Në zonat malore, kemi rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të jetë afër 32 apo 33 gradë celcius. Jo vetëm dita e sotme, por edhe java do ketë temperatura të larta. Deri të mërkurën dhe të enjten do kemi temperatura të larta.

Duke nisur nga dita e premte deri në fundjavë, kemi rënie të lehtë të temperaturave. Vlerat do jenë të larta, por do kemi ulje temperaturash minus 1 apo 2 gradë celcius gjatë fundjavës pra. Do ketë edhe rrebeshe në zona të izoluara për disa minuta. Por në tërësi moti do jetë me temperatura të larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds