Dje një tjetër valë ekstreme e të nxehtit që do të zgjasë deri më 26 korrik ka goditur vendin. Sipas ekspertëve të meteorologjisë, temperaturat do të tejkalojnë 42–44°C në disa qytete, ku përfshihet dhe Lushnja, vlera këto që janë mbi rekordet historike.

Temperaturat mesatare gjatë 5 viteve të fundit në Lushnjë dhe në gjithë Shqipërinë janë rritur me 3–5°C krahasuar me periudhën 1960–1990. Viti 2024 shënoi një anomali rekord prej +5.8°C në temperaturat maksimale. Edhe vlerat minimale janë rritur ndjeshëm, duke sjellë net të nxehta dhe pa freski.

Rreziqet e valës së të nxehtit përfshijnë:

Rrezik i lartë për zjarre dhe ndikim në prodhimin bujqësor.

Çdo vit valët e të nxehtit që zgjasin me ditë ose javë gjatë stinës së verës shkaktojnë dëme në bujqësi si thatësirë bujqësore, reduktim të prodhimit, ndryshime në ciklin e rritjes së bimëve dhe rrit  dëmtuesit dhe sëmundjet.

Gjithashtu temperaturat rrisin  rrezikun për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Por edhe shton i kërkesën për energji elektrike për ftohje  gjë që ka vënë në situatë të vështirë KESH në këtë thatësirë.

Zonat më të prekura nga kjo valë e të nxehtit këtë javë do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia Jugore dhe Turqia Perëndimore, ku pritet një anomali termike prej +8 deri në +10°C mbi mesataren e viteve 1991–2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds