Një nga valët më të këqija të të nxehtit El Nino goditi Shqipërinë dhe qytetin tonë këtë verë, me temperaturat që i kaluan 38 gradë Celsius duke sjellë thatësirë, djegur pyje dhe toka bujqësore të mbjella me prodhimet e stinës dhe drurë frutorë. duke dëmtuar të korrat.

Temperaturat e larta të vazhdueshme kanë përshpejtuar humbjen e lagështisë së tokës. Përveç kësaj, temperaturat e larta dhe thatësirat ose kushtet e thata do të ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fidanëve dhe do të rrezikojnë prodhimin e kulturave vjeshtore nëse nuk merren masa korrigjuese. Temperaturat e larta dhe moti i thatë përbëjnë gjithashtu një sfidë për prodhimin, transportin dhe tregtimin e perimeve. Ato do të ndikojnë gjithashtu në prodhimin blegtoral, për shkak të prodhimit më të ulët të ushqimit dhe çmimeve më të larta të ushqimit.

Pjesa më e madhe e ekonomisë së Lushnjës varet nga bujqësia dhe dëmi do të ketë një ndikim të madh në ekonomi tonë për disa kohë. Plantacionet me ullinj janë dëmtuar shumë në këtë të nxehtë, sepse po piqen para kohe.

Gjithashtu sipas ekspertëve bujqësia shqiptare është më e goditura në rajonin e Europës Jugore. Një grup ekspertësh nga Shqipëria, të cilët kanë punuar për një studim se si bujqësia mesdhetare po ndikohet nga ndryshimet klimatike, referojnë se në vendet në zhvillim ose më të varfra si Shqipëria, sektori ekonomik më vulnerabël i goditur nga ndryshimet klimatike është bujqësia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *