Temperatura nga 38 gradë C deri 41 gradë C duke shënuar kulmin e ditëve të nxehta të korrikut, parashikojnë sinoptikanët ditën e sotme dhe në fundjavë. Ndërkohë temperaturat e larta vazhdojnë prej disa ditësh.
Por këto temperatura na kanë bërë të gjithëve nga pak sinoptikanë, pasi masim temperaturat në hije e në diell në çdo orë të ditës me shpresën që të ulet nxëhtësia e madhe dhe të kemi disa ditë të freskëta në këtë verë përvëluese.
Në Lushnjë, qytetarët na tregojnë jasht kamerave matjeve e temperaturave që sipas tyre kanë shkuar edhe në 43 gradë.
Sinoptikanët njoftojnë se të dielën, të hënën dhe të martën pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 38 gradë.
Moti pritet të freskohet ditën e mërkurë, kur futet në Ballkan një masë më e ftohtë me origjinë nga veriu i Evropës. Priten stuhi e rrebeshe në veri dhe qendër të vendit, në sasi më të paktë se në veri të Evropës. Temperaturat parashikohen të mos arrijnë më shumë se 32-33 gradë celcius.
Pas 4 ditë të freskëta, nga e diela tjetër e në vijim temperaturat do të shkojnë spërsëri 38 gradë C.
Gjithashtu edhe Gushti parashikohet të jetë i nxehtë, shumë ditë pritet të kemi temperatura me 38-39 gradë celcius.
Ajo që është ndryshe, është se vera do të ndjehet akoma më e nxehtë pasi temperaturat e larta mund të shkojën deri në 12 ditë rresht. Ditët e freskëta do të jenë shumë të pakta.