Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën pas një trajtimi për dhëmbët në një klinikë private, ku mjek është Roland Xhaxho.

Prindërit kanë dhënë dëshminë e tyre në polici dhe kanë akuzuar klinikën dhe mjekun për trajtimin, pasi sipas tyre vdekja ka ardhur nga narkoza.

“Kur ka ardhur në spital, klinika i ka bërë anestezi totale dhe më pas ka nisur ndërhyrjen. Pas ndërhyrjes, klinika na tha ta çojnë në shtëpi se do të zgjohet nga narkoza. Por më pas fëmija është ndjerë keq dhe e dërguam në spitalin pediatrik, ku ka rënë në gjendje kome dhe më pas ka ndërruar jetë”.
Sipas prindërve, fëmijës i është bërë mbidozim narkoze dhe trajtim i gabuar dhe kjo është arsyeja e vdekjes.
Policia ka sekuestruar të gjitha kartelën shëndetësore. Pritet dhe akt-ekspertimi mjeko-ligjor.
Ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë, por pas denoncimit të familjarëve, është bërë publike. Prindërit kanë deklaruar se kanë telefonuar në klinikën ku u bë ndërhyrja, por nuk u janë përgjigjur as në telefon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *