Mijëra vizitorë pritet të shikojnë, të dëgjojnë dhe të përjetojnë risitë më të fundit të teknologjisë në panairin më të fundit për konsumatorët e elektronikës, CES 2024, në Las Vegas. Ky është aktiviteti më i madh i këtillë në botë dhe këtë vit pritet të zgjerohet edhe më tej, me 10% më shumë hapësira dhe me mbi 3500 kompani pjesëmarrëse.

“Përfaqësojmë vërtet të gjithë ekosistemin e teknologjisë. Pra mund të jenë kompanitë e kujdesit shëndetësor, të transportit, të dronëve, printerave tre dimensionalë, të teknologjisë së stilit të jetesës dhe të paisjeve shtëpiake inteligjente”, thotë John Kelley, drejtues i panairit CES. Vetëm në kategorinë e transportit janë rreth 300 kompani prodhimi. Kjo përfshin kompani si BMW, Mercedes-Benz, Hyundai dhe Kia”, thotë zoti Kelley. Mbi 1 mijë prej tyre do të jenë kompani të reja, thotë zoti Kelley.

Kjo përputhet edhe me tematikën e këtij panairi: “Teknologji për të Mirën”.

“Për mua kjo është më frymëzuesja, t’i shoh këto kompani që prodhojnë këto produkte me synimin e mirë për ta ndryshuar botën dhe për ta bërë atë një vend më të mirë”, thotë zoti Kelley.

Në ekspozitë pritet të dominojë inteligjenca artificiale, në veçanti në fusha jetike ku ka patur një rritje të madhe… Si tek drejtimi i automobilëve.

Inteligjenca artificiale është gjithnjë e më e pranishme edhe në sektorin e shëndetësisë. Vizitorët do të arrijnë të shohin edhe mallra dhe shërbime nga kompani miqësore me mjedisin.

Organizatorët e panairit presin që të vijnë 130 mijë vizitorë nga 150 vende, me një prani të madhe nga Azia.

“Kina do të ketë një prani të lartë. Koreja do të ketë një prani të madhe. Azia është një treg kaq i rëndësishëm për ekosistemin e teknologjisë sa që nuk do të kishte panair pa një prani të fortë aziatike”, thotë zoti Kelley.

Duke sjellë teknologjinë më të mirë globale, gati një e treta e kompanive në panairin CES 2024 do të jenë nga vende të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *