Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të shtunë në Laç.

Ka qenë një konflikt i çastit ai i cili ka çuar deri në përdorimin e armëve.

Deri më tani dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur tek rruga që të dërgon tek Kisha e Laçit.

Plumbat kanë prekur një grua që shiste qirinj në anë të rrugës dhe një prej personave të përfshirë në sherr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *