Lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin po zbatohet edhe në Lushnjë. Njësitë administrative kanë evidentuar dhe njoftuar paraprakisht të gjithë bizneset për lirimin e hapësirave publike. Sot një grup pune i përbërë nga përfaqësues të rajonit nr 4, Policisë së shtetit dhe Inspektorati i Ndërtimit në bashkinë e Lushnjës kanë qenë në mbështetje të Policisë Bashkiake e cila ka tagrin ligjor të zbatimit të lirimit të hapësirave publike.

Aksioni i sotëm ka për qëllim  verifikimin e subjekteve që kanë shkelur hapësirat publike dhe njoftimin për veprimet e mëtejshme në zbatim të ligjit. Sipas konfirmime e jashtë kamerës nga ana e pjesëtarëve të këtij grupi pune njoftimet janë përfundimtare pasi nga dita e hënë do të ketë ndërhyrje për lirimin në ato pjesë që nuk kanë zbatuar porositë e shkruara.

Sipas përfaqësuesve të Inspektoratit Ndërtimor, njësive administrative u janë dërguar me shkresë edhe ndërtimet pa leje dhe çadrat e palëvizshme që do të jenë objekt i prishjeve nëse nuk janë hequr nga ana e poseduesve dhe ky aksion do të nisë pasi Kryetarja e bashkisë të nxjerrë urdhrin për lirimin edhe të këtyre hapësirave të zëna ndër vite nga ana e bizneseve, por edhe familjarëve në qytet e më tej.

Të gjitha objektet që janë evidentuar si të paligjshme do t’i nënshtrohen prishjes dhe lirimit të hapësirave publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds