Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tyre ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.

 Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tyre ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.

Ndërkohë, materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmët”, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje dhe tjetri me 2 vite burgim për dhunë në familje.

Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.

Si rezultat, u kapën dhe ndaluan shtetasit:

26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;

40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds