Ish-Drejtori Juridik në bashkinë e Tiranës Alban Dokushi, një ditë më parë i është përgjigjur thirrjes së prokurorëve të posaçëm duke u paraqitur në SPAK.
Mësohet se për disa minuta ai ka ka qëndruar në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Ora News” u interesua pranë zyrës së tij ku pohuan se është paraqitur për të marrë disa akte hetimore duke qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Erjon Veliajt.
Por nuk përjashtohet mundësia që ai të jëtë marrë në pyetje mbi hetimet që po kryhen.
Në muajin mars Dokushi u paraqit në SPAK për të dëshmuar mbi hetimet e dosjes pasi ishte personi që ka takuar Erjon Veliaj në qeli.
Lidhur me këtë ngjarje ai u shpreh në atë kohë se: “Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë”.
