Më 17 dhjetor, në Bruksel, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak do të presë në një raund tjetër të bisedimeve, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq, ndërmjetësi do të diskutojë për disa çështje, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ka njoftuar zëdhënësja për politikë të jashtme, Anitta Hipper.
Takimi i këtij muaji vjen rreth dy javë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, për të cilin, Kosova ka bërë përgjegjëse Serbinë. Pas këtij sulmi në infrastrukturën kritike të vendit, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare presin që Kosova të kërkojë nga Bashkimi Evropian ndëshkimin e Serbisë për agresionin e dytë.
Kosova do të duhet së pari që karshi sulmit të fundit të kërkojë nga pala ndërkombëtare që së pari, përveç dënimit të aktit të merren masa konkrete që e dënojnë Serbinë për agresionin e dytë që i ka bërë Kosovës në Ibër-Lepenc.
Konsiderohet se pas ndëshkimit të Serbisë krijohen kushtet për negociata për normalizim të marrëdhënieve.Pa e pas, përveç dënimit edhe një pasojë Serbia për këtë, për mua nuk është në rregull të vazhdojnë më tej negociatat për faktin që i bie se Serbia po amnistohet në çdo aspekt, kurse Kosova është vendi i cili është nën sanksione të BE-së.Palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e radhës të dialogut që pritet të jetë i fundit për vitin 2024.
