Strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë zhvilluan sot një takim sensibilizues për parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Në takimin tek muzeu morën pjesë Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnjë Gerald Toska, Nëndrejtori i Policisë së Rendit Fier Gazmend Shehu, Nënkryetarja e Bashkisë Edlira Mezini, si dhe Administratorët e njesive dhe Kryepleqtë e fshatrave.
Qëllimi i këtij takimi ishte parashikimi i masave, detyrave dhe veprimet që do të merren dhe zbatohen nga strukturat ligjzbatuese, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Kultivimi i bimëve narkotike në territorin e Lushnjës, është një sfidë që nuk i takon vetëm policisë por të gjithëve. Mesazhi që do përcjellim është ai i bashkepunimit të plotë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, u shpreh Shefi i Komisariatit të Policisë Lushnjë Gerald Toska.
