Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore” u organizaun aktivitete përmbyllëse në Lushnjë dhe Divjakë.
Znj. Edlira Çepani organizoi një takim me Kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa, anëtaret e Këshillit Bashkiak Lushnjë, përfaqësueset e Shërbimit Social, si dhe Koordinatore Kombëtare e Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”.
Gjithashtu Strukturat e Komisariatit të Policisë Divjakë zhvilluan aktivitetin përmbyllës me nxënës të shkollave të mesme të zonës, në bashkëpunim me stafet pedagogjike.
Në takimin u theksua roli i të rinjve në krijimin e një kulture zero tolerance ndaj dhunës, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes policisë, institucioneve vendore dhe shërbimeve sociale për mbrojtjen e viktimave.
Nxënësit u njohën gjithashtu me aspektet ligjore dhe me mekanizmat e mbrojtjes, duke i kushtuar vëmendje të veçantë dhunës digjitale, një prej formave në rritje që prek të rinjtë.
“Për një komunitet pa dhunë digjitale – mbrojmë vajzat dhe gratë çdo ditë.”
