Në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, në të gjithë vendin, Sekretari i Përgjithshëm  Blendi Klosi është ndalur këtë të shtunë në  selinë  rozë në Fier, në një takim me strukturat e kësaj force politike. Në prononcimin e tij mediatik Klosi është shprehur se ky është një proces që do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë me qëllim krijimin e një platforme të re organizative në Partinë Socialiste e cila do të shprehet në Kongresin e jashtëzakonshëm të tetorit.

Klosi gjithashtu ka hedhur poshtë zërat për ekzistencën e klaneve brenda Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato të vjetëruara që s”kanë lidhje me realitetin. Partia Socialiste ka thënë Sekretari i Përgjithshëm ka struktura të konsoliduara që funksionojnë në çdo qelizë të jetës së vendit.

Ndërkohë Drejtuesi Politik i Qarkut Taulant Balla, i pranishëm në këtë takim është shprehur se tashmë në duam që të kemi një Parti Socialiste që t”i përshtatet zhvillimeve aktuale të shoqërisë shqiptare dhe në këtë kuadër do të këtë një hapje të Partisë Socialiste duke ftuar figura të reja për të kontribuar në jetën e vendit. Balla është ndalur edhe te procesi i vetpastrimit brenda kësaj force politike, ku ka theksuar edhe një herë qendrimin e kryeministrit Rama, që në luftën kundër korrupsionit Partia Socialiste nuk do të jetë zyrë avokatie dhe secili do të mbajë përgjegjësi personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds