Është edhe emri i ish kreut të tifozëve ultras të Interit, Marco Ferdico me 54 personave të arrestuar me kërkesë të Drejtorisë Antimafia në kuadër të operacionit të gjerë të Policisë së Shtetit në Itali, në koordinim me Prokurorinë e Catanzaros.

Arrestimet u kryen në provincat e Vibo Valentia, Catanzaro, Reggio Calabria, Cosenza, Benevento, Milano, Rovigo e Viterbo.  Në mënënyrë të detajuar bëhet fjalë për 46 arrestime me burg dhe 8 arreste shtëpie me detyrim paraqitje.

Të hetuarit akuzohen për përfshirje në grupe kriminale mafioze dhe atë për trafik droge, tentativë vrasjeje, plagosje të rënda, vjedhje, dëme të shumta mbajtjen e armëve në vend publk, zotërim i lëndëve shpërthyer, zhvatje, dhunë ose kërcënim ndaj një zyrtari publik e krime të tjera

Në dosjen milaneze shfaqet pikërisht emri i Marco Ferdico, një prej ish krerëve të Sektorit Veriot të Interit që është dënuar tashmë me 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar për hetimet në lidhje me përfshirjen e grupimeve ultras në veprimet kriminale dhe që është në proces gjyqësor në Milano për vrasjen e Vittorio Boiocchi. Në këtë hetim të fundit, Ferdico akuzohet për përfshirje ngë grupe kriminale mafioze dhe atë të trafikut të drogës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds