Riparimi i dëmit që i është bërë kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, do të kapë vlerën e rreth 400 mijë eurove. Sipas kryeshefit të ndërmarrjes Ibër-Lepenc, riparimi I kanalit do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore me qëllim që të finalizohet deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kanali I Ibër-Lepencit u sulmua më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut. Sipas Policisë së Kosovës, sulmi është kryer me 20 kilogramë eksploziv. Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë të gjithë veriun e Kosovës nga Liqeni i Ujmanit, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.

 Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm që e ka cilësuar si terrorist. Sipas autoriteteve të Kosovës, ky është sulmi më i rëndë në infrastrukturën kritike të vendit që prej luftës 1999. Sakaq, sulmi është dënuar ashpër nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds