Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë që ndodhi herët në mëngjes në një kompani në qytetin Mellrichstadt të Gjermanisë jug-qendrore.

Ngjarja ndodhi në ambientet e kompanisë së shërbimeve Ueberlanduerk Rhoen.

Policia dhe shërbimet emergjente ndërhynë menjëherë pas raportimeve për sulmin. Autori është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është në paraburgim. Ende nuk është bërë i ditur motivi i sulmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds