Edhe pse bota i ka lënë pas kufizimet e pandemisë së koronavirusit dhe jeta është kthyer kryesisht në normalitet, për miliona njerëz pasojat e Covid-19 vazhdojnë ende.
Ndërsa zhvillimi i shpejtë i vaksinave shpëtoi jetë dhe përshpejtoi fundin e emergjencës globale, shumë persona u përballën me sëmundje të rënda ose humbën jetën përpara se ndihma të ishte e aksesueshme.
Sot, Covid-19 nuk monitorohet më me përditësime ditore, por virusi mbetet aktiv, me mutacione të reja që shkaktojnë shqetësim, veçanërisht gjatë muajve të dimrit. Megjithatë, pasojat më të rënda të pandemisë i përjetojnë pacientët me të ashtuquajturin “Covid i gjatë”, të cilët vuajnë prej muajsh apo vitesh nga simptoma si mjegulla e trurit, lodhja ekstreme dhe vështirësitë në frymëmarrje.
Një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë ka hedhur dritë mbi një mekanizëm të mundshëm që shpjegon këto simptoma afatgjata. Sipas studiuesve, fragmente të vogla të koronavirusit, të përshkruara si “zombi”, mund të mbeten në trup edhe pasi infeksioni është zhdukur, duke sulmuar qelizat e sistemit imunitar dhe duke shkaktuar inflamacion të vazhdueshëm.
Edhe pasi trupi e ka eliminuar virusin, qoftë natyrshëm apo përmes vaksinimit, mbetjet e proteinave virale mund të vazhdojnë të qëndrojnë në organizëm. Sipas studiuesve, kjo mund të shpjegojë pse miliona njerëz në mbarë botën përjetojnë efekte të rënda dhe afatgjata pas infektimit.
Shkencëtarët paralajmërojnë se këto fragmente janë veçanërisht të rrezikshme për personat me sistem imunitar të dobësuar. Qelizat që zbulojnë dhe luftojnë infeksionet mund të dëmtohen, duke e bërë trupin më të pambrojtur ndaj sëmundjeve të tjera. Të dhënat e reja rikujtojnë se, pavarësisht kthimit në jetën e përditshme, pandemia nuk ka përfunduar për të gjithë dhe se kërkimi shkencor mbetet thelbësor për të kuptuar dhe trajtuar
