Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos.
Ata janë Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.
Babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Përsëritet fletëthirrja për babanë e Leonard Dukës, Muhamet Duka që të dëshmojë.
Leonard Duka ka nisur dëshminë dhe u është përgjigjur pyetjeve të avokates.
Avokatja pyet Dukën: A keni patur Sky Ecc?
Duka: Jo.
Kur pyetet për kodin, Duka thotë: S’e kam idenë.
Avokati: Keni patur kontakte me persona që kanë patur Sky?
Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt.
Kur pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky, Duka thotë: Nuk jam unë.
Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni patur kontakte?
Duka: Po e kam takuar.
Dibra: Po komunikime të tjera?
Duka: Jo.
Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?
Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem.
SPAK ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.
Gjykata nxjerr nënën e Santiago Malkos jashtë pas rritjes së tensioneve.
Nëna e Santiago Malkos: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras. Më fute djalin në dhe.