Ministrja Elisa Spiropali është takuar me Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson gjatë vizitës së saj në SHBA.

Postimi i plotë:

Takim i shkëlqyer me Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.

Vlerësova mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të deritanishëm, angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi.

Ndamë vlerësimin për punën dhe rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë, në luftën kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e INL dhe të ndihmës Sekretarit Robinson personalisht, për angazhimet financiare dhe trajnimet në rritjen e kapaciteteve të policisë, hetuesve dhe prokurorëve, të SPAK dhe BKH, si dhe diskutuam për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *