Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një tjetër vilë në zonën e Palasës në pronësi të Mirlinda Karçanajt.
Ky ambient ishte subjekt kontrolli nga hetuesit e Posaçëm, ndërsa besohet se janë gjetur materiale që do të verifikohen nga Prokuroria e Posaçme.
Prokuroria ka dyshime edhe për një tjetër aset të Karçanajt, i cili ndodhet në zonën e Qerretit të Kavajës.
Ky ambient po verifikohet gjithashtu nga SPAK.
