Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar një tjetër procedim procedim ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit.

SPAK bën të ditur se procedimi penal është me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga avokatja Adriana Kalaja, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe ish-kryetare e Gjykatës së PD, kundër Belinda Ballukut e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe me pasaportë të bllokuar nga GJKKO për aferën e tunelit të Llogarasë e Unazës së Madhe.

Procedimi është regjistruar edhe për deputetin socialist, Ceno Klosi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe zv/ministër i Infrastrukturës e Energjisë.

“Materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025.
Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thotë SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *