Këtë të premte Këshilli Bashkik në Tiranë po zhvillon mbledhjen për projekt-buxhetin e parashikuar për bashkinë për vitin 2026.

Mbledhja e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani nisi me debate, pasi anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj, por kërkesa u rrëzua nga SPAK.

Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie.

“Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Dorjan Teliti.

Megi Fino i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *