SPAK i ka komunikuar në paraburgimin e Durrësit akuzat zyrtare kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Veç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, Veliajt i është shtuar edhe një akuzë e re për përdorim telefoni në burg.

Në dosjen “Veliaj” është përfshirë edhe polici që i dha telefonin.

Akuzat i janë komunikuar edhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe biznesmenit Mirton Lika për fshehje të të ardhurave.

Nga ana tjetër, biznesmenit Elman Abule akuza iu komunikua një ditë më parë.

Veliaj ndodhet prej 6 muajsh në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Ai ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds