5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kanë thirrur mbledhjen e Këshillit sot në orën 11:00, por kjo ka qenë e pamundur, pasi dera e sallës ku do të mbahej mbledhja, ka qenë e mbyllur me çelës. Deputetët Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, janë paraqitur në ambientet e sallës, por e kanë gjetur derën e mbyllur, duke i penguar ata të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Bylykbashi theksoi se ky skandal ishte krijuar nga vetë Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, i cili sipas tij ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit.

Ai tha se Peleshi nuk lejon mediat që të futen as në sallën e grupit parlamentar të PD.

“5 anëtarë të Këshillit dhe të Rregullores dhe Mandateve dhe Imunitetin, kanë bërë kërkesën për thirrjen e mbledhjes pas kërkesës ë SPAK për heqjen e imunitetin për Ballukun, në kuadër të shkeljeve skandaloze. Ne kemi bërë këtë kërkesë si gjysma e anëtarëve. Mbledhja është e vlefshme, por kryetari i Kuvendit refuzon që të thërrasë pjesën tjetër, të bëjë veprimet e tij të kërkuara nga ligji, duke bllokuar një proces të rëndësishëm të Parlamentit për heqjen e imunitetit të deputetit as kësaj afere. Ja ku jemi, kryetari i Kuvendit na e ka bllokuar, dera është e mbyllur.”, tha Bylykbashi. Ndërkohë, Saimir Korreshi theksoi se; “Parlamentin quajnë privat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *