Policia ka goditur gjatë natës grupin kriminal Rraja dhe ka vënë në pranga disa persona.
Mes të arrestuarve mësohet se është edhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Gazetari Edison Vatnikaj raporton detajet e plota të operacionit, por pritet të zbardhen në vijim edhe detaje të reja nga vetë policia.
PERSONAT E ARRESTUAR
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Përparim Rraja
6-Rexhep Rraja
“Këto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Kujtojmë se Përparim Rraja është vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ndërsa Rexhepi është djali i ish-deputetit. Ky i fundit njihet edhe për ngjarjen me Xhisielën.
Sakaq arrestimet kanë ardhur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme”, bën me dije gazetari Edison Vatnikaj.
