Në dalje Spahia deklaroi për mediat, se ishte për dhënë dëshmi për një çështje që nuk ka asnjë interes publik, pasi nuk ka lidhje as me krimin dhe as me korrupsionin.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia dëshmoi sot për një orë e 20 minuta përpara prokurorëve të Posaçëm. Në dalje Spahia deklaroi për mediat, se ishte për dhënë dëshmi për një çështje që nuk ka asnjë interes publik, pasi nuk ka lidhje as me krimin dhe as me korrupsionin.
Nga ana tjetër, mësohet se Spahia është marrë në pyetje lidhur me një vendim që ka marrë kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut në Shkodër, për të larguar nga detyra drejtorin e ujësjellësit Mark Molla.
